Telekom Albania sjell në Tiranë furnizues për automjetet elektrike

Postuar më: 12 June 2017 17:09

“Smart City” (Qyteti i Mençur) në ditët e sotme nuk është më një term i pa-dëgjuar për qytetarët e Tiranës. Në këtë kuadër, qyteti i Tiranës tashmë disponon një sistem të ri, që i vjen në ndihmë gjithë banorëve që zotërojnë një automjet elektrik. Që prej ditës së Hënë është vënë në përdorim të qytetarëve, në parkimin nëntokësor të Sheshit “Skënderbej”. Ky sistem i furnizimit me energji elektrike ofrohet nga Telekom Albania dhe shërbimin e furnizimit qytetarët mund ta përfitojnë falas, pa pagesë për energjinë që konsumojnë.

Kontributi i Telekom Albania është një hap përpara drejt modernizimit të qytetit si dhe përmirësimit të cilësisë së ajrit në qytetin e Tiranës. Dhurimi i furnizuesve elektrikë për qytetin e Tiranës është vetëm një nga nismat kombëtare të Telekom Albania, në kuadër të transportit të gjelbër të qytetit.

Si pjesë e gjigantit të telekomunikacionit Deutsche Telekom, kompania Telekom Albania hap rrugën drejt projekteve për zgjidhje të mençura për menaxhimin e qytetit, duke ndjekur praktikat më të mira të vendeve ku grupi Deutsche Telekom operon. Telekom Albania është e angazhuar që të mbështesë projekte dhe nisma që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve, duke kontribuar kështu në reduktimin e shkaqeve që ndikojnë në ndotjen e ajrit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *