Video/Tahiri: Kandidati i LSI i jep zarfin militantit, Tushaj: E nderova

Postuar më: 19 June 2017 15:20

Gjovalin Gjini, një prej përkrahësve të LSI-së në Lezhë që u dhunua barbarisht  dy net më parë, u vizitua nga ish-kryetari i kësaj partie Ilir Meta.

 Pikërisht në këtë takim, Meta bëri dhe deklaratën e fortë për armatosjen e popullit nëse prekeshin votat e popullit.

Ajo që ka rënë më shumë në sy, është momenti kur ish-kryetari i Bashkisë njëkohësisht kandidati për deputet i Lezhës, Viktor Tushaj, i fut në xhep Gjovalin Gjinit një zarf.

Kjo ka ngritur në fakt dyshime të shumta, ç’përmbante në të vërtetë ai zarf. Video është publikuar nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në facebook-un e tij personal, ndërsa nuk ka bërë koment shoqërues.

Ndërsa Tushaj ka shkruar në rrjetin e tij se filxhani, sipas malësorëve nderohet. Ky është një zakon që nuk duhet humbur.

‘Zakoni i malsorit, zadrimorit, mirditorit dhe i gjithë shqiptarëve është që në raste tilla filxhani i kafes nderohet. Unë së bashku me miqte e Gjovalinit tërë jetën tone e kemi respektuar dhe do ta respektojme këtë traditë të bukur. Nëse dikush i ka harruar këto vlera është turpi i tyre. Respekte për këtë familje të nderuar dhe për të gjithë ata që i nderojnë këto vlera!’-shkruan Tushaj.

 

1 koment për këtë artikull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *