Si u përdor ‘Mercedesi i Djallit’ për propagandë

Postuar më: 19 June 2017 07:03

Ajo ishte një makinë e bukur, por edhe e frikshme.

Gjashtë metër e gjatë dhe dy metër e gjerë, ajo peshonte mbi pesë ton.

Modeli 150 Grosser 777 K, një limuzinë antiplumb, e ndërtuar me dorë nga Mercedes-Benz në Gjermani përpara Luftës së Dytë Botërore, u përdor kryesisht për propagandë.

Një libër “Mercedesi i Djallit” pritet të publikohet së shpejti nga Robert Klara.

Libri është një punim mbi makinën personale të diktatorit gjerman, Adolf Hitler.

Limuzina qëndroi për vite të tëra në një muze në Kanada, pa e ditur askush origjinën e saj.

Mercedesi i Madh (Grosser Mercedes) u bë simbol i pushtetit dhe pasurisë së Hitlerit.

Makina kishte ‘xhepa’ të veçantë për të fshehur pistoletat Luger.

Shumica e këtyre makinave ishte shkatërruar gjatë bombardimeve.

Vetëm dy të tilla mbijetuan dhe për çudi përfunduan në SHBA.

Njëra bëri xhiron e vendit disa herë dhe u shfaq nëpër panaire dhe parada.

Ajo ndërroi disa herë pronar dhe në fund u quajt makina më e përdorur në SHBA.

Shumica e atyre që e përdorën mendonin se ishte makina e Hitlerit.

Por nuk ishte kështu.

Makina e vërtetë e Hitlerit ishte tjetra, e cila u shit në Kanada, ku edhe u braktis.

U deshën 40 vite për të zbuluar origjinën e vërtetë të makinës, pasi më herët ishte menduar se ajo është një makinë e stafit të nazistëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *