Ronaldo mesazh Mendes-it: Më ço te M.United

Postuar më: 19 June 2017 12:20

Më ço te Manchester United.

Është ky mesazhi që Cristiano Ronaldo i ka dërguar menaxherit të tij Jorge Mendes.

Ylli portugez ka vendosur të largohet nga Reali i Madridit pasi ka fituar gjithçka me Los Blancos në këto 8 vite dhe nuk ka më stimuj për të qëndruar në kryqytetin spanjoll.

Dëshira e 4-herë fituesit të Topit të Artë, është të rikthehet te United pasi është i lidhur ngushtë me ngjyrat e Djajve të Kuq.

Për Cristiano-n interesohen disa klube të mëdha, por 32-vjeçari dëshiron vetëm United-in, duke i mbyllur dyert Paris Saint Germain-it, Chelsea-it, por edhe Bayern Munich që ishte gati ta bënte një tentativë për Ronaldon.

Sipas mediave angleze, Manchester United do ti ofrojë Realit të Madridit shumën e çmendur prej 175 milionë Paund plus kartonin e David De Geas për të bërë të mundur rikthimin e yllit luzitan në Old Trafford.

Pak ditë më parë Ronaldo bëri të ditura qëllimet e tij teksa deklaroi: “Do të largohem nga Reali, nuk ka më kthim pas”.

As telefonatat e kapitenit Sergio Ramos dhe trajnerit Zinedine Zidane nuk e kanë bindur CR7-tën të ndryshojë mendim.

Cristiano Ronaldo është gjithnjë e më pranë rikthimit të bujshëm te Manchester United për të bërë sërish të lumtur tifozët e Djajve të Kuq, të cilët e adhurojnë 32-vjeçarin luzitan./SuperSport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *