Ballina Argetim Pushuesit nuk duan të largohen nga interneti

Pushuesit nuk duan të largohen nga interneti

Asnjë detox nga teknologjia në pushime, ku shkon me smartphone apo tablet me vete.

57% e pushuesve, në fakt, duan të qëndrojnë të lidhur edhe në plazh. 52% kalojnë të paktën një orë në ditë me pajisjet e lidhura me internet për të biseduar, kontrolluar email apo për të shkruar në rrjetin social.

Kështu bën të ditur studimi “Desintoksimi dixhita: të relaksohesh, qetësohesh dhe stakohesh” e shoqërisë së sigurisë informatike McAfee.

Në bazë të hetimeve, të bërë mbi 2 mijë persona nga mosha 18 deri në 55 vjecv, 54% e kampionit nuk reziston të paktën një ditë pa dërguar një mesazh. 38% nuk lejon të kalojnë 24 orë pa hedhur një sy emailit të punës apo personal, apo një e katërta pranon se kontrollon në mënyrë konstante postën elektronike gjatë ditës.

Varësia edhe nga rrjeti social: 37% nuk reziston dot pa publikuar gjatë pushimeve.

Ndërsa stakimi nga laptopi nuk është problem, pasi 72% i lënë në shtëpi, dhe vetëm 27% do të ishin të gatshëm të largoheshin nga smartphone.

Të jenë në kontakt me familjen apo miqtë është motivi i përbashkët i atyre që nuk duan të largohen nga interneti, 62%, ndërsa për ata që duan të jenë të arritshëm edhe në punë është 16%./TCH

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here