Ballina Auto “Porsche” publikon një “991” tërësisht të ri

“Porsche” publikon një “991” tërësisht të ri


Kompania gjermane “Porsche”, kishte bërë të ditur se modelin “911 GT2 RS” do ta lansojë në “Frankfurt Motor Show”, por këtë e ka bërë gjatë një takimi me anëtarët e saj.

 


Pas shumë imazheve që janë shkrepur nga reporterët që ndjekin veturat e reja, më në fund është publikuar edhe pamje e vërtetë që ka kjo super-veturë tërësisht e re.

 

Megjithëse është konfirmuar nga prodhuesi, ende nuk janë publikuar fotografitë zyrtare, si dhe të dhënat lidhur me mënyrën e lëvizjes dhe ndryshimet e brendshme.

 

Sa i përket pjesës së jashtme, shihet ndryshimet në pjesën e përparme dhe të pasme, në krahasim me paraardhësit nga seria 911.

 

Në anën tjetër, ka pasur komente se mund t’i ketë 641 kuajfuqi, derisa nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund të arrijë në më pak se tre sekonda.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here