Policet bukuroshe të trafikut në shtetin komunist

Postuar më: 18 June 2017 10:37

Duke lëvizur kokën nga njëra anë në tjetrën, duke ecur nëpër rrugët plot trafik me uniforma të ngushta blu dhe me taka të larta, policet e trafikut janë simboli i Pjongiangut, kryeqytetit të Koresë së Veriut.

Këto rregullatore trafiku zgjidhen duke u bazuar vetëm në pamjen e tyre të jashtme. Gjithashtu, kusht për të qenë një police trafiku në Korenë e Veriut është edhe të mos jesh e martuar.

Duhet thënë që bëhet fjalë gjithsesi për një karrierë të shkurtër, pasi mosha e pensionit është vetëm 26 vjeç.

“Ato përfaqësojnë kryeqytetin tonë. Kjo është arsyeja se pse i zgjedhim në bazë të pamjes së tyre të jashtme dhe fizikut”,- thotë një nëpunës i Ministrisë së Rendit Publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *