Ndreu-Tushajt: Tradita jonë nuk ka zarf nëpër shkallë, mos na merr për budallenj

Postuar më: 19 June 2017 17:17

Deputeti i PS, njëkohësisht kandidat i kësaj force në Lezhë, Pjerin Ndreu ka reaguar pas video-skandalit të kandidatit të LSI-së Viktor Tushaj, i cili u kap duke i futur një zarf në xhep militantit  të dhunuar Gjovalin Gjini.

Tushaj u justifikua duke e konsideruar si respekt ndaj filxhanit të kafes. Por Pjerin Ndreu thotë se nuk mund të quhet traditë kur fut zarfe nëpër shkallë.

“Viktor!

Tradita jone e kafes sic e quan ti, nuk ka zarf neper shkalle po nje shprehje solidariteti ne pjaten e filxhanit te kafes dhe pa zarf!

Keshtu qe njerezit per budallenj mund t’i beni sa te doni, sic keni filluar gjithe keto javet e fundit, me lloj-lloj sajesash e cudish, por te pakten leksione tradite mos jep.

Sepse fyen traditen duke e perdorur per te justifikuar nje gjest qe nuk nderon askend,” shkruan Ndreu në reagimin e tij në rrjetin social Facebook.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka sqaruar se sulmi në Lezhë nuk ka qenë i motivuar politikisht edhe pse zyrtarë të LSI-së nxituan të gjejnë fajtorët.

“Pretendimet e personit të goditur po vazhdojnë të hetohen. Por mbetet fakti që në deponimin e tij ai ka folur për persona të panjohur dhe nuk ka raportuar asgjë konkrete që të ngrihet dyshimi i arsyeshëm se incidenti është i motivuar politikisht,” tha policia.

Megjithatë, nga banesa e të dhunuarit, presidenti i ardhshëm Ilir Meta bërinjë deklaratë mjaft të fortë, duke paralajmëruar armatosjen e popullsisë, pasi siç u shpreh ai, policia nuk i mbron qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *