Ballina Sport Nami ke ‘Tirona’, Devi Muka shkarkohet nga skuadra

Nami ke ‘Tirona’, Devi Muka shkarkohet nga skuadra

Devi Muka nuk është më drejtor i Tiranës. Klubi bardheblu, që do të luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, dje ka prezantuar për publikun projektin e ri, trajnerin e ri dhe njëkohësisht drejtorin e ri.

Në konferencën e djeshme për shtyp, ku presidenti Refik Halili ka folur për gjithçka, binte në sy mungesa e Devi Mukës.

Ish-lojtari i njohur bardheblu dhe së fundmi drejtor sportiv nuk ka qenë i pranishëm, duke hedhur menjëherë dyshimet e para se çfarë kishte ndodhur me Mukën. 

“Muka nuk do të jetë më drejtor sportiv i Tiranës. Por, ai do të ketë një pozicion tjetër në klub” – tha Halili.

Duket se trajneri i larguar Mirel Josa dhe drejtori sportiv Devi Muka, kanë marrë një pjesë të përgjegjësisë për rënien e skuadrës për herë të parë në histori në Kategorinë e Parë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here