Mziu: Hiqni flamujt e PS dhe të LSI ose do ju prishim shtëpitë

Postuar më: 19 June 2017 16:15
Xhelal Mziu ka bërë një deklaratë shokuese gjatë një takimi të kandidatëve të PD për deputetë në votuesit e Kamzës. Mziu u ka bërë thirrje banorëve që të heqin nga çatitë e shtëpive flamujt e PS dhe LSI, pasi në të kundërt, siç ka deklaruar ai, atyre do t’u prishen shtëpitë.

“Kush ka vendosur flamujt e PS-së dhe të LSI-së në çatitë e shtëpive le ta heqë brenda ditës së sotme, pasi nesër do t’i prishim ato shtëpi”, ka deklaruar Mziu.

 Pas qëndrimit të së Ilir Metës për armatosjen e popullsisë, edhe kjo e Xhelal Mziut është gjithashtu një deklaratë e fortë e cila vjen një javë larg zgjedhjeve parlamentare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *