Mustafa Nano rrëfen në revistën Mapo se si e ka njohur Agollin

Postuar më: 14 June 2017 10:08

Analisti dhe gazetari i njohur, Mustafa Nano, përveç kolumnës së tij në gazetën Mapo, do jetë i pranishëm edhe në revistën e përmuajshme Mapo.

Në numrin e radhës, ai e nis me një rrëfim se si e ka njohur shkrimtarin e ndjerë, Dritëro Agolli.

“Për herë të parë, me sa më kujtohet, jam takuar me Dritëro Agollin në Rogner, në hollin e hotelit. Ai, i shoqëruar nga dy a tre vetë, po dilte. E unë, i vetëm, isha duke hyrë. E pikasa i pari, e bëra t’i përvidhesha. Gjithnjë kështu bëja me njerëz që unë i njihja prej kohësh për shkak të statusit të tyre publik (aktorë, shkrimtarë, artistë, etj, me imazhin e të cilëve isha rritur). Nuk po mësohesha dot me idenë se edhe unë isha njësoj publik e se mund të barabitesha me ta përsa i takonte popullaritetit. Kisha edhe atë përunjësinë e atij që është bërë popullor rishtazi. Duhet të ketë qenë rreth vitit 2000, kur për shkak të daljeve të shpeshta në televizionet e reja që ishin krijuar, fytyra ime ishe bërë si parja e kuqe brenda një harku të shkurtër kohe. Provoja një lloj zori të pashpjegueshëm në ato rrethana, ndihesha si në faj, mú sikur të kisha bërë një kundravajtje ligjore a të kisha dhunuar ndonjë normë bazike morali. Sidomos kur përballë më dilnin personazhe të prerjes së Agollit, që jetëgjatësia e famës dhe e suksesit i shndërronte dashje pa dashje në legjendë,” shkruan Nano.

Shkrimin e plotë e gjeni në revistën në print, tashmë në çdo pikë shitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *