Ministrja e Bashës i jep tender 720 mln lekë vëllait të kryebashkiakut të Vorës

Postuar më: 19 June 2017 16:25

Ministrja teknike e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Xhuljeta Kërtusha thyen vendimin e Këshillit të Ministrave.

Më pak se një javë para zgjedhjeve parlamentare, Kërtusha ka firmosur një tender, në kundërshtim me rolin e saj si ministre tranzitore vetëm për periudhën zgjedhore raporton Shqiptarja.com.

Kërtusha 72 mln lekë tender vëllait të Fiqiri Ismailit
Siç duket nga këto faksimile, ministrja e propozuar nga PD s’ka rezistuar dot dhe ka dhënë një tender 72 milionë lekë të reja Xhavit Ismaili, vëllait të kryetarit të bashkisë Vorë, Fiqiri Ismailit i PD, për rikonstruksionin e shtëpisë së të moshuarve në Shkodër.

Tenderi mban datën 9 qershor 2017 dhe është firmosur nga ministrja Kërtusha dhe ndërtuesi Ismaili.


(Dokument i tenderit 72 mln lekë që Kërtusha i ka dhënë Ismailit)

Xhuljeta Kërtusha u emërua në postin e ministres së Punës, duke zëvendësuar Olta Xhaçkën, pas marrëveshjes Rama-Basha në 18 maj. Menjëherë pas marrjes së detyrës ajo pati deklaruar se nuk do firmoste asnjë tender përpara zgjedhjeve.

(Deklarata e ministres së Punës pas marrjes së detyrës)

Si të mos mjaftonte thyerja e zotimit të saj përpara opinionit publik, ministrja teknike e PD ka thyer edhe VKM-në e posaçme të Kryeministrit Edi Rama, për të mos lejuar asnjë tender gjatë fushatës zgjedhore. /Shqiptarja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *