Ballina Aktualitet Kronika Ministrja e Arsimit kërkon pezullimin nga detyra të drejtoreshës së Informacionit

Ministrja e Arsimit kërkon pezullimin nga detyra të drejtoreshës së Informacionit


Ministria e Arsimit dhe Sportit ka kërkuar sot pezullimin e menjëhershëm nga puna të drejtoreshës së Teknologjisë, Informacionit dhe komunikimit në këtë institucion. Sipas MAS, Ornela Koleka ka bërë disa shkelje në punë.


NJOFTIMI I MAS
Në zbatim të detyrime që rrjedhin nga Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017, “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga puna të znj. Ornela Koleka me detyrë Drejtor i Teknologjisë, Informacionit dhe komunikimit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here