Londër, 58 persona që konsiderohen të humbur dyshohet të kenë vdekur nga zjarri masiv

Postuar më: 17 June 2017 19:47

Të paktën 58 persona që konsiderohen të humbur dyshohet të kenë vdekur nga zjarri masiv që përfshiu ndërtesën Grenfell Tower në perëndim të Londrës. Komandanti i policisë Stuart Cundy deklaroi se numri mund të ritet dhe sipas BBC, në total mund të jenë rreth 70 viktima.

Operacionet e rekuperimit në godinën e shkrumbuar, që ishin ndërprerë përkohësisht për arsye sigurie, kanë rifilluar dhe sipas zyrtarit të lartë, mund të zgjasin disa javë. Disa banorë që arritën të shpëtonin reaguan ashpër ndaj operacioneve, duke i cilësuar ato si “shumë kaotike”.

Nga ana e tij, komandant Cundy i bëri thirrje kujtdo që ka arritur të shpëtojë që të njoftojë autoritetet që tashmë ndodhen në një vend të sigurtë. Lidhur me operacionet, ai tha: “Sapo të mundemi do të rekuperojmë trupat dhe do të njoftojmë të dashurit e tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *