Kontaktohet nga Balena Blu, këngëtarja shqiptare vendos alarmin

Postuar më: 19 June 2017 12:06

Balena Blu nuk kontakton vetëm adoleshentët.

Madje ka arritur deri te këngëtarët.

Këngëtarja shqiptare Xhesika Polo është kontaktuar nga një faqe në gjuhën shqipe me emrin “Balena blu”, dhe përmes një mesazhi në Instagram ajo tregon se si është ftuar të jetë pjesë e lojës.

Ajo ka bërë apel për adoleshentët që të kenë kujdes dhe të mos bien pre e kësaj loje.

“Sot me erdhi ne mesazh nga nje faqe e vetquajtur Balena Blu… Kujtdo qe i duket argetuese te perhapi nje loje vdekjeprurese tek brezi i ri, tek femijet e pafajshem i duhet te kalbet ne burg sepse eshte KRIM!! Miq, te aferm e kolege, bejini report kesaj faqeje, cdo faqeje te tille te ngjashme dhe MOS HESHTNI! Gjendja eshte alarmante,” ­ka shkruar Xhesika në profilin e saj në Facebook duke publikuar edhe mesazhet.

Deri tani në vendin tonë janë pikasur në qytete të ndryshme disa raste të fëmijëve që kanë nisur të luajnë Balenën Blu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *