Inteligjenca artificiale gënjen si njeriu

Postuar më: 15 June 2017 13:00

Dritaret e bisedave, programet që dialogojnë me njerëzit si të ishin përdorues virtualë, po bëhen gjithnjë e më inteligjentë dhe po mësohen të trajtojnë dhe gënjejnë njësoj si njeriu.

Këtë e konfirmon Facebook, skuadra e studimeve të inteligjencës artificiale të të cilit ka bërë hapa para në mësimin e makinerive për të negociuar.

Ky është një aktivitet për të filluar negociatat e komunikimit mjaft komplekse, pasi kërkon aftësinë për të planifikuar më herët lëvizjet dhe deklaratat.

Në këtë rast është e nevojshme të dalë blof, pra të gënjejë. Facebook, shpjegon studiuesit, ia arriti.

Ka paraqitur dialogjet e negocimit në dritaret e bisedave mes personave reale dhe më pas i ka trajtuar si kopje imitimi. Përdoruesit virtualë kishin detyra të thjeshta, si të ndanin një nnumër të caktuar objektesh me vlera të ndryshme.

Progresi i arritur nga dritarja e dialogut, shpjegon Facebook, ishin të tilla që në testet e mëvonshme të dialogut me qëniet njerëzore, këta të fundit nuk e kuptuan që po dialogonin me një ‘makineri’ dhe jo me një person.

Aftësia për të dalë blof nuk ishte mes mësimeve të programuara, po rnjë sjellje që kishte adoptuar dritarja e dialogut për të arritur objektivat e vet.

Facebook, që më pas publikoi asistentin virtual M në çatin e tij Messenger, nuk është i vetmi nga kompamiotë e mëdha të internetit që nxit inteligjencën artificiale të përdorur në asistentë dixhitalë.

Pjesë e kësaj janë dhe Google, Apple, Amazon dhe Microsoft./TCH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *