Grabitja e kantinës së verës në Durrës, gjendet i braktisur mjeti që u përdor nga autorët

Postuar më: 19 June 2017 15:41

Të tjera detaje janë bërë të ditura nga grabitja e kantinës së verës ‘Gjergj Kastrioti’.

Bëhet e ditur se në rrugën dytësore Fushë-Krujë-Milot, është gjetur i braktisur furgoni të cilin përdorën grabitësit për të marrë paratë nga kantina.
Mjeti është gjetur në rrugën që të çon në fshatin Derven, i braktisur nga autorët e grabitjes. Në vendin e ngjarjes, aktualisht ndodhen specialistë të policisë së Durrësit, ndërsa ata po marrin gjurmët për të identifikuar 3 personat që morën pjesë në grabitje

Njoftimi i policise

Durrës, më 19.06.2017.

Gjendet furgoni I vjedhur mëngjesin e sotëm tek Kantina e Verës.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Efektivet e Policisë së Qarkut Durrës, në vijim të hetimeve të kryera, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e sotëm tek Kantina e Verës, nga kontrollet e ushtruara në terren, në fshatin Derven, Fushë-Krujë është bërë e mundur gjetja e mjetit të vjedhur, furgon tip Benz me targa DR 3538 D.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *