Garazhi ku pronarët i kanë harruar super-makinat e tyre

Postuar më: 11 June 2017 11:37

Ky është parkingu ekskluziv nëntokësor në Londër, i cili është shtëpi për disa prej veturave më të shtrenjta të kryeqytetit anglez.

‘Cadogan Place’ në distriktin ‘Belgravia’ të Londrës qendrore është një parking i veturave milionëshe.

Parku i sigurt është shtëpi për veturat si një Lamborghini Aventador ngjyrë portokalli që vlen 300,000 paund, të cilin e ka mbuluar pluhuri, dhe disa vetura të tjera gjithashtu të shtrenjta.

Vlera totale e veturave në këtë parking besohet se shkon deri në 6 milionë pound, edhe pse shumica e veturave duken se ka kohë që nuk janë përdorur.

Disa prej veturave janë të mbuluara me shtresa mbrojtëse, përderisa shumë prej tyre janë mbuluar në pluhur.

Një teori që thuhet për atë se pse këto vetura kanë mbetur këtu është se pronarët janë miliarderë të huaj, të cilët kanë nevojë t’i lënë veturat e tyre të shtrenjta diku kur janë jashtë vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *