Fushata e Bashës me foton e Trump (dhe një ndryshim tjetër)

Postuar më: 19 June 2017 11:12

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e cilësoi të jashtëzakonshëm takimin me presidentin amerikan, Donald Trump.

Aq shumë e vlerësoi, sa pak ditë nga kthimi në SHBA, Basha po e përdor si slogan për fushatë foton me Trump.

“Ekonomi e fortë, e nesërme e sigurtë” është stampuar mbi foton e takimit Basha-Trump.

Ekspertët e fushatës në PD e gjykojnë si të domosdoshme jehonën e këitj takimi për zgjedhjet, edhe pse janë gjermanët ata që kanë marrë pjesë në programin e PD për një “ekonomi të fortë”.

Ndërkohë një javë nga dita e zgjedhjeve, Partia Demokratike ka bërë një ndryshim.

Demokratët kanë vendosur të ndryshojnë skenografinë e takimeve me qytetarët.

Në Gjirokastër, ndryshe nga javët e mëparshme, PD ka ngritur një skenë të vogël dhe rreth saj qëndronin me dhjetëra qytetarë.

Deri më tani PD kishte preferuar që kryetari Lulzim Basha të qëndronte i ulur me qytetarët dhe fjalën nuk e mbante në asnjë podium, duke mos krijuar distancë nga dëgjuesit.

Megjithatë, strategjia ka ndryshuar pak ditë përpara votimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *