Fotot e rralla: Ajo mbeti e mahnitur nga Shqipëria

Postuar më: 16 June 2017 07:40

Ajo mbeti e mahnitur nga Shqipëria.

Ky koleksion me foto të rralla është publikuar në faqen e studiuesit Robert Elsie dhe janë realizuar në vitin 1922 nga Rozë Uajlldër Llejn.

“Shkrimtarja amerikane Rozë Uajlldër Llejn (1886-1968), e bija e Llora Ingëllz Uajlldërit (Laura Ingalls Wilder, 1867-1957), autorja e librave të suksesshme, Little House on the Prairie, lindi në Dakotën e Jugut. U rrit në Mizuri ku në moshën 17-vjeçare punoi për Western Union në Kanzas Siti. Në vitin 1908 u nis për në San Fransisko ku shkroi rubrikën e gruas për gazetën San Francisco Bulletin. Me tregimet e saj të shkurtra në gazetat për gruan u bë gazetarja më e paguar në Shtetet e Bashkuara. Pas botimit të librit të parë, ajo filloi punë për Kryqin e Kuq dhe Ndihmë për Lindjen e Afërt (American Red Cross and Near East Relief), duke hetuar dhe duke shkruar për kushtet në Evropë dhe në Lindjen e Afërt (përfshirë Ballkanin) për të grumbulluar fonde për ndihmë. Filloi punë në zyrën e Kryqit të Kuq në Paris dhe udhëtoi në Itali, Greqi, Jugosllavi dhe Shqipëri, vend ky që e mahniti,” shkruan Elsie.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *