Fotoja e fundit e Kohl (dhe një profil nga Zaganjori)

Postuar më: 19 June 2017 11:21

Kjo foto reflekton qetësi, afërsi, por edhe lodhje.

Është pikërisht momenti i ndarjes, e cila gjithmonë është e vështirë.

Kjo është fotoja e fundit e ish-kancelarit të ndjerë gjerman, Helmut Kohl.

Ai ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare.

Kjo foto është bërë kur ai sapo kishte dalë nga spitali.

E shoqja, Maike Kohl-Richter qëndron pranë tij.

Kohl refuzoi që të merrte më trajtim mjekësor.

Në foto duket i lodhur, por edhe i lumtur që ka dalë nga spitali.

Ndërkohë kreu i Gjykatës së Lartë në Shqipëri, Xhezair Zaganjori ka përgatitur një profil për kancelarin Kohl.

“Të premten që kaloi, rreth orës 9 të mëngjesit, në moshën 87-vjeçare, mbylli sytë përgjithmonë Helmut Kohl, ish-kancelari i Republikës Federale që ribashkoi Gjermaninë, politikani i përkushtuar, vizionar dhe ambicioz, njeriu që projektoi dhe realizoi ndryshime epokale në Europën e pas Luftës së Dytë Botërore. Ish-presidenti amerikan Bill Clinton do ta cilësonte pak kohë më parë atë si një nga burrat e shtetit më të mëdhenj të historisë së pasluftës. Vlerësime të tilla të natyrës superlative ka patur pambarim edhe këto dy ditë, kudo në botë, nga personalitete të shquara të jetës politike, ekonomike dhe shoqërore, nga miq, të afërm, partnerë, bashkëpunëtorë dhe ish-kundërshtarë të rrugëtimit të tij politik.

Si ish-ambasador i Shqipërisë në Gjermani në vitet 1992–1997 dhe si i apasionuar pas jetës politike dhe shoqërore gjermane edhe për periudhën në vijim, mendova të shkruaj disa rreshta si homazh për këtë personalitet të shquar, për këtë kolos të mendimit dhe aksionit përparimtar, veprimtaria politike e të cilit ka lënë gjurmë të gjëra e të thella në zhvillimet paqësore, progresive, prosperuese, reformuese dhe integruese në Gjermani dhe Europë,” shkruan Zaganjori në Mapo.

Lexoni më poshtë tekstin e plotë:

Helmut Kohl, njeriu që ndryshoi Europën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *