E priste me thikë, gruaja shtyp me makinë ish-bashkëshortin shqiptar

Postuar më: 19 June 2017 13:10

Një italiane ka shtypur me makinë ish-bashkëshortin e vet shqiptar.

44- vjeçari Agron Beshmata kishte shkuar në vendin e saj të punës në qendër të Villogo, provincë e Bergamos dhe po e priste te parkingu me një thikë në dorë.

Tentativa e tij për ta frikësuar ka përfunduar në tragjedi.

Në përpjekje për t’u larguar nga agresori, gruaja e ka përplasur aksidentalisht me makinë.

Ai ndërroi jetë pak më vonë nga plagët që kishte marrë.

Mësohet se shqiptari e ndiqte prej kohësh ish ­gruan, dhe para pak ditësh ajo e kishte denoncuar edhe në polici.

Ajo është dërguar në spital në gjendje shoku.

Çifti kanë edhe një djalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *