Durrës/ Puthje lesbike dhe orale, biondet lënë nam në Gjirin e Lalzit

Postuar më: 19 June 2017 00:54

(KUJDES! VIDEO ME PËRMBAJTJE EROTIKE +18)

Vera ka mbërritur dhe të gjithë po mundohen të shijojnë sa më shumë fundjavën, por pamje të papranueshme për mentalitetin e shumë personave në Shqipëri u kanë dalë përpara syve të rinjve, të rejave, fëmijëve dhe të moshuarve që kanë zgjedhur të pushojnë në një sektor në Gjirin e Lalzit këtë të diel.

Siç mund ta shikoni nga pamjet, dy vajza kanë hipur në majë të banakut në një lokal dhe po harbohen në maksimum.

Ato tërheqin pranë vetes edhe meshkujt, një prej të vilëve fillon ta puthë në pjesën e barkut e më poshtë, duke shkuar pranë “zonës së nxehtë”.

E veshur vetëm me mbathje vajza bën veprime të pahijshme në publik.

Më tej, pasi ai largohet, një tjetër i afrohet vajzës dhe e puth atë. Pasi mbaron punë me dy djemtë, ajo kthehet nga shoqja e fërkohen bashkë.

“Siç e dimë temperaturat e larta kanë filluar dhe njerëzit të gjithë i turren vendeve bregdetare, por një fenomen pak i çuditshëm po ndodh në Gjirin e Lalzit në një lokal që dëshiroj ta lë anonim. Pronari i këtij lokali e ka kthyer nga lokal kafeje në striptiz.

Nuk arrij ta kuptoj a është e lejueshme në mes të ditës të shikohen këto skena, kur aty ndodhen të gjitha llojet e moshave fëmijë, të moshuar familjarë etj.? Shteti duhet të marrë masa për këto skena të turpshme në mes të ditës.

Njerëzit venë në plazh me kalu një ditë ndryshe me familjarët, jo me pa porno live. Vajzat janë të punësuara për të bërë atë punë, nuk janë pushuese”,– thotë personi që ka dërguar videon pranë “JOQ.al”./JOQ/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *