“Do të vras të gjithë myslimanët”

Postuar më: 19 June 2017 09:57

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Londra përjeton të tjera momente terrori.

Një person u vra dhe dhjetë të tjerë u plagosën kur shoferi i një furgoni të bardhë, që ulërinte: “Do të vras të gjithë myslimanët”, u fut në turmën e besimtarëve pranë një xhamie në veri të Londrës.

48-vjeçari u arrestua pasi kalimtarët u treguan heronj dhe e vunë atë poshtë derisa mbërritën oficerët e policisë.

Në kohën e sulmit, që ndodhi pak pas mesnatës, dhjetëra njerëz po i jepnin ndihmën një personi që kishte humbur ndjenjat në një stacion autobusi.

Sot policia konfirmoi se ishte ai personi që vdiq.

Ata nuk konfirmuan nëse vdekja e tij u shkaktua nga sulmi.

Policia tha se tetë persona janë plagosur rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë plagë të lehta.

Këshilli Mysliman i Britanisë dënoi sulmin, duke theksuar se ishte një manifestim i dhunshëm i islamofobisë.

Ata kërkuan masa shtesë sigurie pranë xhamive.

Policia konfirmoi se do e pranojë kërkesën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *