Çudia e FSHF-së, braktiset prej 4 ditësh në autostradë autobusi i kombëtares shqiptare

Postuar më: 16 June 2017 19:37

Autobusi i kombëtares shqiptare -së është braktisur prej 4 ditësh në autostradën Elbasan-Tiranë.

Autobuzi, që është në pronësi të FSHF, dhe që përdoret për udhëtimet brenda vendit të përfaqësueseve të moshave duket se ka pësuar një defekt të rëndë gjatë kthimit për në Tiranë të kombëtares U-21 pas ndeshjes kualifikuese ndaj Estonisë, të luajtur në “Elbasan Arena” më datë 12 qershor.

Sipas “Panorama Sport”, FSHF-ja nuk ka bërë asnjë njoftim për ndonjë problem të hasur gjatë udhëtimit të futbollistë të përfaqësueses Shpresa.

Megjithatë autobuzi i parkuar në korsinë e emergjencës në autostradë tregon se në Federatë nuk kanë pasur kohë të merren me të, duke parë dhe situatën e ngarkuar me ngjarje të ditëve të fundit, teksa trajneri Xhani De Biazi dha dorëheqjen nga kombëtarja A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *