Basha: Ai do timonin, unë motorrin! Mustafaj: Fushatë pa alternativë

Postuar më: 19 June 2017 11:43

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi nga Gjirokastra se Rama do timonin, kurse ai do rregullojë motorrin.

“Dua t’u them atyre që ende nuk e kanë ndarë mendjen këtë javë të fundit se ndryshimi themelor mes asaj që premton Edi Rama dhe asaj që përfaqësoj unë është ky; Edi Rama nuk i mbajti premtimet sepse nuk kishte kurrë prioritet mbajtjen e premtimeve. Nuk kishte as plan për ti mbajtur premtimet. E tani vjen përsëri me premtime të tjera të cilat po kështu nuk do ti mbajë sepse i vetmi qëllim i tij është timoni. Unë nuk vij me premtime, por me një plan që ka për qëllim të nxjerrë ekonominë nga kriza, të krijojë vende pune përmes uljes së TVSh-së, përmes uljes së taksave dhe përmes investimit të parave jo në plama dhe në fasada, jo në zyra dhe makina luksi, jo në duhëtime të zyrtarëve dhe tendera e koncensione korruptive, por në rritje pensionesh, në paga më të mira, në mbështetje për studentët, në shkolla dinjitoze për fëmijët shqiptarë me drekën e paguar nga Republika e Re. Ky është ndryshimi; ai do timonin për vete, unë do të rregulloj motorrin që është ekonomia e fortë pa të cilën nuk mund të ketë të nesërme të sigurtë”, tha Basha.

Ndërkohë ish-ministri demokrat, Besnik Mustafaj tha për Deutsche Welle se kjo është një fushatë pa alternativë të vërtetë.

“Padyshim kjo është fushata më e qetë. Këtë e ka sjellë marrëveshja Rama-Basha, një marrëveshje ende e paqartë. Do kisha dashur që kjo marrëveshja të kishte sjellë më shumë përqendrim tek programet.

Këtë e shohim tek Basha, por nuk e shohim tek Rama. Ai nuk po bën asnjë premtim konkret. Ai nuk tregon se si do bëjë shtet. Ai përdor termin timon, që nuk ekziston përveçse te Mao Ce Duni dhe Fidel Kastro.

Marrëveshja Rama-Basha ka prodhuar një efekt negativ në uljen e kriticizmit nga ana e opozitës.

Kjo fushatë nuk po prodhon asnjë alternativë të vërtetë,” tha Mustafaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *