Ballkani mbetet rruga kryesore për terroristët, paralajmëron BE

Postuar më: 17 June 2017 11:51

Raporti i ri i Europol paralajmëron se rajoni i Ballkanit mbetet i pambrojtur nga terrorizmi islamik – dhe mbetet një rrugë e preferuar hyrëse dhe dalëse e luftëtarëve terroristë drejt zonave të konfliktit.

Nga Maja Zivanovic, BIRN

Raporti vjetor i Bashkimit Europian për Situatën e Terrorizmit dhe Trendin e tij, i botuar më 15 qershor, tha se terroristët vazhdojnë të shkojnë në konfliktin në Siri nga Ballkani, që mbetet një rrugë hyrëse dhe dalëse për zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Më shumë se 800 luftëtarë të huaj terroristë kanë udhëtuar në Siri për t’u bashkuar me konfliktin e armatosur atje përmes Ballkanit Perëndimor, thotë raporti.Raporti vjetor i Bashkimit Europian për Situatën e Terrorizmit dhe Trendin e tij, i botuar më 15 qershor, tha se terroristët vazhdojnë të shkojnë në konfliktin në Siri nga Ballkani, që mbetet një rrugë hyrëse dhe dalëse për zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë, i ashtuquajturi Shtet Islamik ka shënjestruar rajonin me një kërcënim të ri të publikuar në qershor në revistën xhihadiste në versionin boshnjak ku shprehet se do të presë kokat e “të pafeve” dhe do të vrasë serbët, kroatët dhe tradhtarët myslimanë në Ballkan.

“Betohemi te Allahu, se nuk e kemi harruar Ballkanin,” paralajmëroi versioni boshnjak i revistës së ISIS, Rumiyah.

Raporti i 15 qershorit nga Europol thotë se konflikti në Siri ka pasur një rezonancë të fortë në Kosovën dhe Shqipërinë me shumicë myslimane, si dhe në Bosnje, Maqedoni dhe Serbi.

“Në disa pjesë të rajonit të Ballkanit Perëndimor, ideologjia radikale islamike e promovuar nga predikuesit radikalë apo liderët e disa grupeve salafiste, që sfidon dominimin tradicional të islamit të moderuar në rajon ka fituar terren të konsiderueshëm,” thuhet në të.

“Bosnja dhe Hercegovina, i ashtuquajturi rajoni i Sanxhakut [mes Serbisë dhe Malit të Zi], territoret shqipfolëse në Serbi dhe Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria janë konsideruar deri së fundmi si pikat kryesore të radikalizimit, rekrutimit dhe lehtësimit të veprimtarive të luftëtarëve të huaj terroristë drejt Sirisë,” shtoi raporti.

Ai thotë se rajoni është bërë një rrugë e rrahur e hyrjes dhe daljes nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Europol paralajmëron se eksperienca e fituara në luftim te të kthyerit në Ballkanin Perëndimor mund të jenë kërcënim i madh për sigurinë e rajonit.

BIRN raportoi në mars 2016 se shumë shtetas nga Ballkani – përfshirë të dyshuar si luftëtarë – janë kthyer në atdhe.

Të gjitha shtetet në rajon i konsiderojnë të kthyerit si kërcënim të mundshëm të sigurisë dhe kanë ndryshuar ligjin për të lejuar ndjekjen penale të të dyshuarve se kanë luftuar ose kanë nxitur të tjerët të luftojnë ilegalisht në konflikte të huaja.

Raporti nga Europol paralajmëron se prania e armëve pa leje, sidomos armët e vogla dhe të lehta, si dhe minat dhe mjetet shpërthyese është një çështje tjetër shqetësuese e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Raporti megjithatë thotë se nuk ka arsye për frikë për kampe trajnimi për luftëtarët në Ballkan.

“Të dhënat e disponueshme nuk mbështesin raportet e medias për ekzistencën e të ashtuquajturave ‘kampe trajnimi’ në rajon, të ngjashme me ato që thuhet se janë të pranishme në Siri, të cilat synojnë të ofrojnë trajnime për luftë,” thotë raporti.

Ai shton se numri i arrestimeve të bëra në të gjithë rajonin dëshmon faktin se kërcënimi kryesor i terrorit në rajon ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë, terrorizmi xhihadist – i përfaqësuar nga të rikthyerit nga zonat e konfliktit dhe individët e radikalizuar dhe të frymëzuar në atdhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *