Afera e çuditshme: Padit hotelin pas seksit…

Postuar më: 19 June 2017 07:05

Aferat e pushimeve nuk janë një gjë e re.

Një grua shijoi një të tillë në vitin 2010 në një hotel në Gjermani.

Nëntë muaj më vonë ajo solli në jetë djalin e saj, Joel.

Por tani gruaja nuk e di se kush është babai i fëmijës.

Ajo thjesht e di që ai quhet Michael.

Për shkak se hoteli ku çifti bëri seks, refuzon t’ia japë asaj emrin e plotë të mashkullit me të cilin ngeli shtatzënë, ajo ka pditur hotelin.

Megjithatë gjykata ka vendosur që t’i japë të drejtë hotelit, duke theksuar se duhet respektuar jeta private dhe intimiteti i klientit.

Në kohën kur gruaja mbeti shtatzënë, në hotel po qëndronin katër meshkuj me emrin Michael.

Ironia është se ajo nuk është e sigurt as nëse emri i tij është Michael.

Ndaj bëni kujdes kur bëni të tilla gjëra, të paktën sigurohuni për detajet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *