A mund t’i ruajmë ne shqiptarët këto krijesa të rralla?

Postuar më: 17 June 2017 10:29

Para dy vitesh, opinioni publik u zemërua pas vrasjes së një rrëqebulli të vogël në pyjet e Pukës.

Zemërimi ishte mëse i justifikuar.

Kjo për shkak se rrëqebulli i Ballkanit është macja më e rrallë në Evropë.

Vetëm 50 mace të tilla mendohet se jetojnë në malet e Ballkanit Perëndimor dhe po shkojnë drejt zhdukjes.

Megjithatë një lajm i mirë vjen nga kufiri mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.

Organizata EuroNatur ka fotografuar për herë të parë një kotele rrëqebulli.

Ajo është kaq e ëmbël dhe lajmi ka gëzuar shkencëtarët.

Kjo sugjeron se ka një zonë ku këto krijesa kaq të rralla dhe të bukura mund të riprodhohen në mënyrë të shëndetshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *