Zgjedhjet në Kosovë, krijohet “Koalicioni UÇK”

Postuar më: 17 May 2017 20:34

Partia Demokratike e Kosovës ka arritur në orët e mbrëmjes së sotme koalicionin më të madh parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, për zgjedhjet e 11 qershorit.

Ato kanë arritur një marrëveshje për koalicionin parazgjedhor, pak para mbylljes së afatit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, për deklarimin e koalicioneve.

Ndërkohë, partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, konfirmon se lideri i saj, Ramush Haradinaj është kandidat për kryeministër.

Koalicioni parazgjedhor mund të quhet edhe “Koalicioni UÇK”, pasi të tre liderat, Kadri Veseli i PDK, Ramush Haradinaj i AAK dhe Fatmir Limaj i Nismës, kanë qenë komandantë lufte të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

1 koment për këtë artikull
  1. fery at 9:59 pm

    Tani pase trenit provokues, pase murit provokues , operatorit telefonik serb provokues, interkonjukcionit provokues, tenderit provokues 400 miljonsh € te brezovices , Z. Mobile , pasaportat…dhe ne fund , koalicion i z.Haradinaj me PDK e z. Veseli , partia e te cilit me 33 deputet , ia dhuron postin e kryeministrit nji koalicioni me 16 deputet…
    S do mend se PDK e z.Veseli do te kete qene ne siklet edhe me te madh qe 5 min.para mesnaten e se martes beri koalicion me AAK, se kure beri koalicion me LDK dhe i dhuroi z.Muastafa te njejtin post te kryeministrit te Kosoves ( kuptohet , nese dele koalicioni i pare parazgjedhor me me shume nr.te deputeteve )

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *