Vritet kryetari shqiptar i një komune në Maqedoni

Postuar më: 06 May 2017 11:56

Kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, ka mbetur i vdekur pas një zënke verbale, e cila më pas përshkallëzoi deri në përleshje me armë zjarri.

Lajmin për vdekjen e Idrizit për Alsat e konfirmuan burime nga spitali i Tetovës.

Alsat jozyrtarisht mëson se ajo që filloi si zënkë verbale mes Hazbi Idrizit dhe një ish-të punësuari në Komunën e Bogovinës, identiteti i të cilit ende nuk dihet, përfundoi në përleshje me armë zjarri, ku ky i fundit plagosi për vdekje Hazbi Idrizin.

Ndërkohë mësohet se në gjendje kritike për jetën është edhe një person tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *