Video/ Kapet gjarpri më i madh në Parkun Kombëtar të Divjakës

Postuar më: 20 May 2017 18:34

“Elaphe quatuorlineata” mund të jetë gjarpri më i madh në Parkun Kombëtar Divjakë – Karavasta. Ai arrin deri në 2,5 m gjatësi por nuk përjashtohen edhe ekzemplarë më të mëdhenj.

Kjo video u dërgua sot prej një vizitori (gjahtar italian) dhe u publikua nga “Parku”. Gjarpri është parë para disa ditësh.

Ai ushqehet me brejtës të vegjël, vezë apo edhe zogj që i rrëmben nga foletë, ndonjë hardhuce etj; është specie me një popullatë në rënie për shkak të humbjes së habitateve të tij.

Edhe pse një zvarranik, ky lloj gjarpri mbrohet nga Konventa e Bernës, pasi është e cituar në “Direktivën e Habitateve” si specie me interes ndërkombëtar dhe për ruajtjen e tij kërkohet dizenjim i zonës speciale dhe konservacion, si dhe kërkohet një mbrojtje rigoroze.

Mendohet që ky lloj reptili jeton rreth 1 shekull dhe në moshën e avancuar në koke i shfaqen edhe pupla në kokë, sipas “Wikipedia”.

Vendasit e quajnë “qingj kali”. Nuk është i rrezikshëm për njeriun.

Ekzemplari ynë, sipas atij që e ka parë, i kalonte 2.5 metrat.

1 koment për këtë artikull

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *