Video/ ‘DS7’, ja ‘bisha’ presidenciale me të cilën lëviz Macron

Postuar më: 16 May 2017 17:31

Presidentët francezë, tradicionalisht kanë lëvizur nëpër udhëtime zyrtare me limuzina luksoze të prodhimit francez kryesisht të “Peugeot” ose “Citroen”. Tashmë, primatin po e merr “DS7”, makina e presidentit të ri francez Emmanuel Macron.

I njohur si “DS7 Crossback”, aktualisht ky është modeli me prestigjioz i “DS Automobiles”, dhe i gjithë auto-industrisë franceze.

“Mapo.al” sjell sot disa detaje të super-modelit që është prezantuar dy muaj më parë, ndërkohë që në treg ai do të jetë i disponueshëm në fillim të vitit të ardhshëm, pra në 2018-ën.

Që nga kjo e martë, kjo autoveturë ndodhet në autosallonin “DS World Paris”.

Të gjithë vizitorët do të kenë rastin të binden në cilësitë e këtij ‘crossoveri’ francez, por edhe detajet që e ndajnë nga versioni klasik i kësaj veture.

Ajo çfarë e bën unike këtë veturë është xhami i punuar në tavan enkas me përmasat e presidentit të ri francez, përmes të cilit do të mund të përshëndeste qytetarët e tij nëpër sheshin Champs-Elysee.

Karroceria e lyer me ngjyrë të kaltër përmban elemente të veturës presidenciale (nënshkrimi “Republika e Francës” dhe mbajtëset për flamuj).

Kjo veturë posedon disqe në të cilat gjithashtu ka elemente që tregojnë se është një veturë presidenciale.

Pjesa e brendshme e kësaj makine është e mbuluar me lëkurë “Art Leather”, kurse për detajet tjera dekorative është përkujdesur atelieja “Maury”./Mapo.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *