Video/ Ambasadorja kosovare në SHBA, qëllohet me vezë

Postuar më: 18 May 2017 10:58

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është sulmuar nga një aktiviste e Vetëvendosjes, gjatë një ligjërate në Universitetin e Denverit.

Çitaku është sulmuar në prani të ish-ambasadorit Christopher Hill i cili në fund të viteve 90’të ka ndërmjetësuar në konfliktin Kosovë -Serbi.

Aktivistja Vlerta Vdili ka bërë pyetje vdekjes së Astrit Deharit, duke hedhur akuza për vrasje dhe më ps ka qëlluar me vezë.

Sulmin e ka rrëfyer edhe vetë ambasadorja në një postim në Facebook.

Reagimi i Vlora Çitakut në Facebook:
“Sot kam qenë e ftuar në një bashkëbisedim nga Denver Women in International Security. Bashkë me Ambasadorin Christopher Hill sqaruam para studentëve dhe mysafirëve të shumtë situatën në Kosovë dhe Ballkan, rritjen e influencës Ruse dhe nevojën për rritjen e vëmendjes së SHBA-ve karrshi Kosovës dhe rajonit tonë.
Bashkëbisedimi ishte shumë dinamik, dhe pati shumë pyetje interesante për rrolin e NATO-s, të drejtën ndërkombëtare, rrolin e gruas në proceset e shtetndërtimit etj.
Nga fundi I bashkëbisedimit, një aktiviste shqiptare, u ngrit, më akuzoi se jam kriminele, vrasëse ( duke iu referuar vdekjes së Astrit Deharit ), pastaj akuzoi Ambasadorin Hill që po promovon kriminelët. Dhe në fund hodhi vezë në drejtimin tim.
Vezët nuk e kanë vrarë kurrë askënd. Po fjalët vrasin.
Sigurisht që ndjehem e lënduar nga ato fjalë të rënda, dhe nga ato shpifje pa krip.
Është krejt normale të kemi mospajtime, por ato duhet të mbesin në nivelin e debatit, e asnjëhere në sulm e shpifje ndaj tjetrit.
Kaq për sonte”.
Vlora

Vlora Çitaku sulmi me veze by GazetaExpresscom

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *