Ballina Media UGSH për arrestimin e Myftarajt: Burgosja për fjalën e lirë i përket...

UGSH për arrestimin e Myftarajt: Burgosja për fjalën e lirë i përket të shkuarës


Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas arrestimit të publicistit dhe autorit të disa librave, Kastriot Myftaraj. Në një deklaratë për mediat, UGSH e konsideron arrestimin e Myftarajt si një masë ekstreme.

Sipas Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), arrestimet apo burgosjet për shkak të fjalës dhe komentit të lirë në Shqipëri janë një histori e së shkuarës, “e cila nuk meriton në asnjë mënyrë të përsëritët”.


DEKLARATA E PLOTË:

“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është njohur me rastin e arrestimit të publicistit dhe autorit të disa librave Kastriot Myftaraj për shkak të një shënimi komentues në të cilin me një gjuhë që shpërfill Kodet e Etikës në komunikimin publik dhe cënon ligjin “Për dekriminalizimin e fyerjes dhe shpifjes”, shkon deri në kercenimin verbal ndaj ambasadores së BE-së në Shqipëri.

Kjo flagrancë në tekstin e publicistit në fjalë ka pasuar me masën e arrestimit nga ana e Policisë së Shtetit.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron këtë një mase ekstreme dhe vlerëson se arrestimet apo burgosjet për shkak të fjalës dhe komentit të lirë në Shqipëri janë një histori e së shkuarës, e cila nuk meriton në asnjë mënyrë të përsëritet.

Liria e fjalës dhe e shprehjes duhet të bashkëjetojë me parimet dhe normat etike. Komuniteti i mediave dhe sidomos ai i gazetarëve dhe editorëve shqiptarë le ta pranojnë këtë rast si një mundësi për distancim nga shkeljet dhe përdhosjet etike në komunikimet përmes mediave dhe atë publik.

Ne kërkojmë heqjen e prangave për publicistin dhe aplikimin e penaliteteve ligjore të cilat nuk parashikojnë vetëm burgimin për shkak të fjalës apo publikimit.

Zyra e shtypit

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë”



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here