Turqi, arrestohet kryeredaktori i gazetës kritike me Erdogan

Postuar më: 16 May 2017 15:00

Redaktori i edicionit të internetit të gazetës turke “Xhumhuriet”, Oguz Gjyven, dje zyrtarisht është arrestuar, pasi që javën e klauar ishte mbajtur në paraburgim.

Agjencia turke Anadolia kumtoi javën e kaluar se Gjyven është mbajtur në paraburgim për shkak të raportimit lidhur me vdekjen e prokurorit publik, i cili humbi jetën në fatkeqësi automobilistike.

Gjyven është njëri prej 13 anëtarëve të redaksisë së “Xhumhuriet”, të cilët përfunduan prapa grilave nën akuza për lidhshmëri me terrorizmin.

Kjo gazetë shpesh është kritike ndaj presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe Qeverisë së tij, ndërsa ish-redaktori i gazetës, Kan Dyndar jeton në ekzil në Evropë.

Në burgjet turke ndodhen 145 gazetarë, mes të cilëve edhe korrespondenti gjerman, Denis Juçel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *