Tiranë/ Romanca e çuditshme mes të pastrehut dhe super polices yll

Postuar më: 18 May 2017 17:56

Janë të shumta romancat. Ato mund të ndodhin në vende nga më të pabesueshmet dhe me personazhe nga më të ndryshmet. Shpesh të tilla ngjarje jemi mësuar t’i lexojmë nëpër libra artistikë apo t’i shohim në ndonjë skenë filmi. Por me sa duket na erdhi rradha edhe ne shqiptarëve që të kemi mundësi të flasim për ngjarje të veçanta dhe të bukura që ndodhin brenda vendit tonë.

Kështu një qytetar i cili kalon shpesh përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë është hasur disa herë me një skenë që i ka bërë përshtypje. Ai shprehet se ky i pastrehë nuk i ndahet asnjëherë kësaj policeje bjonde dhe bukuroshe, as ditën e as natën, madje as në shi e as në diell.

Qytetari ka arritur madje edhe të bëjë disa foto në të cilat pasqyrohet qartë gëzimi i të pastrehut si dhe tiparet e bukura të polices bjonde. Të jetë dashuri me shikim të parë?/JOQ/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *