Të gjithë partitë opozitare me logon e PD në zgjedhje?

Postuar më: 19 May 2017 14:14

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, realizoi një takim me aleatët e tij, një ditë pas mbylljes së çadrës së protestës.

Pavarësisht presioneve, aleatët u treguan besnikë me Bashën dhe kauzën e Partisë Demokratike deri në fund.

Për këtë, burimet raportojnë se në takimin e Bashës me aleatët është diskutuar që partitë opozitare të shkojnë me një logo të përbashkët në zgjedhje.

Bëhet fjalë për logon e PD.

Ndërkohë kryetarët e partive parlamentare do e kenë të sigurt emrin në listat e kandidatëve për deputetë.

Menjëherë pas përfundimit të mledhjes së Partisë Demokratike me aleatët, ka dalë në një deklaratë për mediat kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka.

Ndoka tha se marrëveshja Rama-Basha ka goditur partitë e vogla, por theksoi se kjo është një lëvizje që është kërkuar më tepër nga krahu i majtë.

Sipas Ndokës, Basha ka pasur transparencë me aleatët dhe nuk ka pasur zgjedhje tjetër.

“Është një marrëveshje problematike ishim drejt një lufte ose drejt një realiteti tjetët politik. Basha ka pasur mandatin e partive opozitare dhe ka pasur transparencë me ne dhe nuk kishte zgjedhje tjetër. Nuk është zgjedhja më e mirë. Është një goditje për partitë e vogla politike por kjo është një lëvizje më tepër nga krahu i majtë. Të djathtët do të gjejnë një formulë përfaqësimi,” tha Ndoka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *