Smartphone-t që karikohen për 5 minuta mund të vijnë vitin tjetër

Postuar më: 16 May 2017 18:32

Na ka ndodhur të gjithëve të presim me orë të tëra derisa të karikohet smartphone, i cili nuk mban më shumë se disa orë bateri.

Tani më në fund shihen shenja të eleminimit të këtij problemi, pasi është pritet që të paktën vitin tjetër do t’i karikojmë telefonat “full” për vetëm 5 minuta.

Teknologjia u publikua për herë të parë në 2015, kur StoreDot, që nisi nga Izraeli, shfaqi FlashBattery në shfaqjen e teknologjisë CES në Las Vegas, raporton TechSot.

Shefi ekzekutiv Doron Myersdorf u shpreh se tani pritet të hyjë në prodhim kjo teknologji në fillim të vitit 2018. Megjithatë, Ben Ëood, një analist i teknologjisë në CCS Insight, tha se kishte dyshime në lidhje me pretendimet.

Myersdorf tha se nuk mund të zbulojë se cilët prodhues janë nënshkruar për të përdorur teknologjinë.

Në vitin 2015, ai u shpreh se bateria e firmës së tij përmbante materiale që lejonin reagime “jo tradicionale” dhe transferimin jashtëzakonisht të shpejtë të joneve nga një anodë në një katodë – procesi elektrik që ngarkon një bateri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *