Serisë “BMW 6 Coupe” po i vjen fundi?

Postuar më: 18 May 2017 16:20
“BMW” konfirmon se në shkurt ka përfunduar prodhimin e “Coupe-së” së saj më të madhe, derisa dy modelet tjera të serisë “6 – Grand Coupe” dhe “Cabrio” ende janë në linjat e prodhimit.
Prodhuesi bavarez nuk e ka miratuar vendimin përfundimtar për shuarjen e modeleve të serisë “6 BMW Coupe” para prezantimit të një modeli të ri.
Por mendohet se njëra nga arsyet është rënia e kërkesave të këtyre veturave, pas daljes së versionit praktik “Grand Coupe” me katër dyer.
Nga ana tjetër, mund të ndodhë që seria “6 BMW Coupe” të mos ketë pasues direkt. Në fakt, raportohet se “BMW” në muajt e fundit po teston automjete, të cilat do të jenë komerciale nën shenjën e serisë së re 8, në mesin e të cilave edhe variantet “Coupe” dhe “Cabrio”.
Spekulohet se prodhuesi gjerman në vend të “Serisë 6 Coupe” në të ardhmen do t’iu ofrojë blerësve serinë “BMW 8 Coupe”, e cila do të jetë në rang me klasën “S” të “Mercedes Coupe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *