Rama: Nuk do të bashkëqeverisim me PD, duam 71 deputetë

Postuar më: 19 May 2017 19:29

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për herë të parë për marrëveshjen mes PS dhe PD, në një takim socialistët në Korçë.

Rama tha se me këtë pakt, nuk ka asnjë tolerim ndaj PD-së.

Ai tha se ministrat dhe drejtorët e PD-së nuk do të bëjnë as tenderë dhe as emërime.

Për herë të parë, kreu i PS-së ka folur dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Rama tha se të gjitha partitë duan të dalin forcë e parë në zgjedhje.

“LSI do të që dalë forcë e parë. Dhe PD do që të dalë forcë e parë. Por dhe ne duam që dë të dalim force e parë por duam të fillojmë me 71 vota për PS-në”, tha Rama.

Sipas tij, PS nuk do të bashkëqeverisë me PD-në.

Rama u shpreh se marrëveshja me PD u bë që të mos kishte ankesa nga opozita për procesi e zgjedhjeve.

“PS nuk është shquar për manipulime në zgjedhje. Ne nuk mund t’i linim demokratët të papërfaqësuar. Me Bashën do kemi dialog institucional kur të ketë nevojë. I dhamë PD-së provën se mbi të gjitha duam Shqipërinë. Fakti që bëmë marrëveshje, nuk e ndryshon të vërtetën,” tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *