Ballina Aktualitet Politika Rama anulon intervistën në “Opinion”

Rama anulon intervistën në “Opinion”

Kryeministri Edi Rama ka anuluar intervistën e dakordësuar për mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” të Gazetarit Blendi Fevziu, në Televizionin Klan.

“Opinion.al” tha vendimi për të anuluar intervistën ishte marrë pasi Rama dhe Basha kanë vendosur të mos flasin për median mbi marrëveshjen e arritur.

Kryeministri Rama dhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha arritën mbrëmjen e djeshme marrëveshjen që i jep fund krizës politike në vend dhe i hap rrugën pjesëmarrjes së partive opozitare në zgjedhje.

Kjo marrëveshje dhe të gjitha prapaskenat që çuan deri në zgjidhjen e krizës politike priteshin të ishin në fokusin e intervistës së Fevziut sonte.

Ndërkohë, kryeministri Rama, kryedemokrati Basha dhe ekipet e tyre po punojnë për përcaktimin e detajeve të fundit të marrëveshjes së plotë, që pritet të bëhet publike në orët në vazhdim. /tvklan.al

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here