Pas vrasjes, Krimet e Rënda mbyllin çështjen për Ervin Dalipajn

Postuar më: 19 May 2017 16:29

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pushuar çështjen për Ervin Dalipajn, i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut.

Vendimi vjen ndërkohë që Dalipaj është vrarë në Sukth. Krimet e Rënda morën vendimin pas dorëzimit të certifikatës së vdekjes. Dalipaj mbeti i vrarë më 25 prill në Sukth. Ai u ekzekutua nga një automjet në lëvizje bashkë me person tjetër, Juxhin Dautaj,  që gjendej në makinë me të.

Sipas informacioneve të Policisë së Durrësit, dy viktimat ishin duke shkuar me makinë në drejtim të Sukthit në momentin kur janë qëlluar për vdekje.

Sipas burimeve në policinë e Durrësit, dyshohet se mjeti tip ‘Audi’ i tyre është ndjekur për disa km nga një makinë me ngjyrë të zezë, derisa u qëlluan me kallashnikov.

Ish-zyrtari lartë i policisë 37-vjeçari, Ervin Dalipaj, ishte një nga personat e dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, madje këtë të martë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishte edhe gjyqi i tij por u shty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *