Mediat ruse vënë alarmin: Po projektohet ‘Shqipëria e Madhe’

Postuar më: 18 May 2017 15:11

Përveçse medieve serbe, tanimë edhe ato ruse kanë filluar të merren me atë që ata po e quajnë “projekti për krijimin e Shqipërisë së Madhe”.

Sipas medieve serbe, bëhet fjalë për një portal rus “Izvestija.ru” i cili ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë më 11 qershor, në pushtet në Prishtinë do të vijnë “nacionalistët ekstremë” të cilët do të fillojnë procesin e krijimit të një “Shqipërie të Madhe”.

Gjithashtu sipas këtij portali, një nga funksionet më të rëndësishme në qeverinë e re do të marrë Ramush Haradinaj.

“Sondazhet kanë parashikuar një fitore të skajshme nacionaliste të Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila është angazhuar hapur për mbajtjen e një referendumi mbi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë”.

“Izvestija.ru” thekson se: “kërcënimi i projektit ‘Shqipëria e Madhe’ ishte një nga temat kryesore të bisedës së presidentit rus Vladimir Putin me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq më 15 maj në Pekin”.

“Rënia e qeverisë së Isa Mustafës, mund të shpjegohet vetëm në një mënyrë, dhe që është presioni amerikan mbi shqiptarët e Kosovës për të përshpejtuar realizimin e projektit “Shqipëria e Madhe”. Kthimin e mundshëm të Ramush Haradinajt në politikë, që do të thotë plane më agresive të shqiptarëve të Kosovës në raport me Serbinë dhe Maqedoninë”, citohet të ketë thënë Drejtori i Qendrës Ballkanike për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Viktor Kolbanovski./Telegraf/

1 koment për këtë artikull
  1. I NJohuri at 10:13 pm

    Shqipetaret jane ne troje etnike .Shqiperia natyrale ekziston dhe do te ekzistoje gjithmon me bekimin e Zotit.Nuk ka popull ne histori i cili ka derdhe gjak me shume ne mbrojtje te tokes se vet ashtu si ne ne luftera mbrojtese ( asnjeher pushtuese ).Sa per sllav (serv,ruse etj. Me tendenca pushtimi dhe shkaterrimi,tjetersimi,) te cilet ishin ne koqe majmuni kur kishte civilizim te hershem ketu ne nuk tregojme aspak frikënderim.Qe nga koha e Ali pash Tepelenes kemi tendenca te herepasreshme antishqiptare .Perse e kopjuan Shqiponjen dykrenare kto dy kombe?! NJE ESHTE E SIGURTE -NUK DO TA ARRIJNE QELLIMIN DERISA DO TE KETE TE BEKUAREN E ZOTIT AMERIKEN.NE DO TE BASHKOHEMI EKONOMIKISHTE SE PARI.SA PER KUFIJE ,DO TE BEHET ME LEHTE NE BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *