Ballina Argetim Më mirë në mal apo në det? Këto foto ju bëjnë të...

Më mirë në mal apo në det? Këto foto ju bëjnë të mendoheni dy herë…


Alpet Shqiptare mbajnë brenda tyre thesare që rrallë mund të gjenden në shumë vende të tjera…

Disa prej këtyre zonave janë sot atraksioni dhe destinacioni i turistëve që po vijnë enkas nga vende të ndryshme të botës për t’i vizituar ato.


Valbona, Thethi, Boga, Vermoshi, Lëpusha, Soshi, Shala, Razma dhe majtë të tjera janë perlat e maleve shqiptare të denja të krahasohen me bukuritë e bregdetit.

Kalimi Theth- Valbonë është konsideruar nga agjencitë më prestigjioze të turizmit malor, si një ndër udhëtimet më të bukura jo vetëm në Shqipëri por dhe në botë.

Kjo pjesë nga Valbona në Theth ose anasjelltas, është pjesë e “Peaks of The Balkans” (Majat e Ballkanit) midis Shqipërisë- Kosovës- Malit të Zi, e cila ka fituar Çmimin “Best trail of The Year” për vitin 2013, nga një ndër organizatat më të njohura në botë siç është “Tourism for Tomorroë”./Mapo.al/

 



SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here