Matura Shtetërore, Nikolla: Këtë vit mundësi çregjistrimi nga degët

Postuar më: 18 May 2017 19:07

Maturantët që janë regjistruar në një degë studimi por janë penduar dhe duan të ndryshojnë drejtim sipas udhëzimit të ri të maturës shtetërore do ta kenë këtë shans.

Kështu është shprehur ministrja e Arsimit Lindita Nikolla teksa njofton se brenda javës së ardhshme do të publikohet edhe udhëzimi i ministrisë.

‘Procesi i regjistrimit fillon që në fazën e parë, pra që në fazën e parë fillon ulja e vizës së kuqe meqe në jemi mësuar me këtë term. Nuk do të anashkalohet momenti i ankimimeve, por ai do të kryhet në process.

Nëse dikush gabimisht ka nxituar dhe thotë që jam regjistruar në një degë që nuk është preferenca ime, mund të çregjistgrohet dhe pastaj fillon garën për në raundin e dytë.’

Ndryshe nga viti i shkuar këtë vit sipas Nikollës do të ketë më pak faza dhe gjithshka do të jetë më e lehtë edhe për maturantët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *