Lezhë, sekuestrohen 190 kg kanabis

Postuar më: 19 May 2017 11:16

Policia vazhdon aksionet antidrogë në të gjithë vendin.

Gjatë orëve të fundit, në një operacion me emrin “Horizont”, Policia e Lezhës sekuestroi në total 190 kg kanabis si dhe arrestoi 4 persona, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Sasia më e madhe u gjet në Fushë-Mamurras, në një mjet tip Opel, me 153 kg të paketuara dhe gati për shpërndarje. Në pranga ranë Agron Prelaj, 40 vjeç, banues në Tiranë, Albert Haxhia, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Lek Lari, 40 vjeç, banues në Krujë.

Ndërsa pjesa tjetër u gjet në banesën e 57-vjeçarit Zef Lekaj, në fshatin Mërqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *