Ky është impianti i pastrimit që u vu në grykëderdhjen e Shkumbinit, shikoni ç’ndodhi

Postuar më: 16 May 2017 18:05

Një impiant pastrimi është instaluar në grykëderdhjen e lumit Shkumbin, një nga grykëderdhjet më problematike në vend.   Impianti i Pastrimit përfshin 3 barriera pritëse me qëllim kapjen e mbetjeve të rënda, pluskuese por dhe të vajrave.

Barriera e parë është e përbërë prej kavo çeliku e cila kap mbetjet e rënda kurse barriera e dytë dhe e tretë shërbejnë për kapjen e objekteve pluskuese.

Barrierat janë vetëlëvizëse dhe janë vendosur në një kënd të caktuar kundrejt rrjedhës së lumit me qëllim që depozitimi i këtyre mbetjeve të bëhet në vendin ku është vendosur transportieri nëpërmjet të cilit mbetjet kalojnë në koshin e plehrave për t’u transportuar më pas në pikat përkatëse.

Qëllimi i vendosjes së 2 barrierave pluskuese është që në raste remonti apo avarie të jetë gjtihmonë një barrierë e cila qëndron funksionale

Gjithashtu në rastet e mbetjeve hidrokarbure apo lëndëve vajore është një lloj materiali i shpërndarë në të gjithë sipërfaqen e ujit që i thith këto lëndë dhe njësoj si mbetjet edhe ajo depozitohet në vendin e përcaktuar. Përvec impiantit të pastrimit gjatë këtij investimi është realizuar edhe rehabilitimi i vijës bregdetare pranë grykëderdhjes.

Ministrii Mjedisit Lefter Koka e vlerësoi maksimalisht investimin e kryer në një nga lumenjtë që krijon ndotjen më të madhe detare.

”Ky është një investim i përkryer që disiplinon qoftë mbetjet e ngurta, ato plastike dhe vajrat. Gjithashtu edhe investimi që ka filluar në grykëdershjen e Ishmit,  do të çojë në dy numrin e grykëderdhjeve të lumenjve që rehabilitojmë”,- tha ai.

Koka paralajmëroi edhe një ndërhyrje në lumin e Gjanicës. “Kemi një problematikë shumë të madhe kryesisht me hidrokarburet. Industria e naftës kryesisht në zonën e Fierit, Ballshit, ka sjellë një ndotje të tejskajshme në lumin e Gjanicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *