Kur Shqipëria, Serbia dhe Greqia ishin të barabarta

Postuar më: 16 May 2017 20:43

Trojet shqiptare në vitin 1912 shtriheshin të paktën në 55-60 mijë km2, ndërsa disa autorë të tjerë thonin se këto troje janë 70-75 km2.

Me copëtimin e Shqipërisë në vitin 1913 mbeti jashtë saj gjysma e trojeve, përkatësisht Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit, viset e Dibrës të Pollogut etj, të Maqedonisë së sotme perendimore, viset e Çamësrisë si dhe vise të shkëputura më parë si Ulqini me rrethina, viset perendimore të ish Sanxhakut të Nishit etj.

Në këto vise, shqiptarët përbënin mesatarisht 75-80% të popullsisë. Ndërsa në vise të tjera persiferike shqiptarët përbënin një mesatare prej 27%, pra në të gjitha këto vise që mund të arrinin mbi 40 mijë km2, jetonte më shumë se gjysma e kombit shqiptar.

Është i njohur fakti se në 28 mijë km2, që është Shqipëria sot, jetonin në vitin 1912 afërsisht 703 mijë shqiptarë, ndërkohë që popullsia e përgjithshme ishte 740 mijë banorë. Ndërsa në trojet e aneksuara nga Serbia, Mali i Zi, Greqai dhe Maqedonia jetonin afërsisht 1 milionë shqiptarë.

Nëse krahasojmë Shqipërinë me shtetet e tjera, ajo nuk kishte diferencë në sipërfaqe apo në popullsi.

Sipas të dhënva zyrtare të shekullit XIX, Bullgari kishte 96 000 km2, Serbia kishte 48 000 mijë km2 me 2,37 milionë banorë, Greqia kishte 65 000 mijë km2 me 2,4 milionë banorë dhe Mali i Zi me 9 000 km2 dhe 227 mijë banorë.

Gjeostrategjia e Shqipërisë:

Nga Ulqini, Lezhë, Shkoder ishin ngritur pika të fuqishme tregtare me disa qytete të rëndësishme shqiptare por edhe me vende të huaja.

Me qytetet shqiptare ata kishin tregti të ngushtë me Prizrenin dhe gjithë Kosovën duke shkuar deri në  Nish dhe Tetovë. Shkëputja e Tivarit dhe Ulqinit, ishte një goditje e rëndë për rrugën e Veriut dhe tregtinë.

Drejtimi i dytë ishte Durrës-Elbasan me bigëzimin në Dibër-Ohër duke shkuar deri në Manastir dhe me një rreze që shkonte deri në Bullgari.

Drejtimi i tretë ishte ai i Çamërisë me portin kryesore Prevezën që përfshinte Janinën, Korçën, Kosturin, Follorinën deri në Thesali duke marrë Selanikun dhe deri në Stamboll.

Ky koridor pësoi goditjen në vitin 1913 ku jo vetëm humbi skela, por edhe rruga nga Saradna deri në Korçë mbeti e ndërprerë.

Bujqësia shqiptare:

Shqiptarët në kohën e Lidhjes së Prizrenit kishin afro 1.3 milionë ha tokë bujqësore dhe në vitin 1912 mbanin në pronësi afro 1 milionë ha.

Kjo sipërfaqe prodhonte rreth 0.5 milionë drithëra, e mjaftueshme për të ushqyer një popullsi prej 3 deri në 4 milionë banorë, sipas konsumit të atëhershëm.

Nëse brenda në Shqipëri në vitin 1913 mbetën afërsisht 350 mijë ha tokë bujqësore, jashtë saj mbetet të paktën dyfish më shumë.

Vetë mnë Kosovë ishin afro 400 mijë ha tokë bujqësore ndërsa në trevat e tjera që mori Serbia dhe Mali i Zi ishin më shumë se 200 mijë ha. E njëjta gjë ndodhi dhe me tokat në Çamëri.

Qytetet dhe portet shqiptare:

Kuptohet se në vitin 1913 mbeten jashtë Shqipërisë shumë qytete të rëndësishme. E thënë ndryshe, në viset e copëtuara gjendeshin 25 nga 46 qendrat urbane ose 46% e tyre. Pra mbeten jashtë 16 ndër 32 qytete të rëndësishme. Mbeti jashtë thuajse gjysma e popullise dhe gjysma e porteve dhe limaneve.

Ndër qytetet e mëdha që mbetet jashtë ishin prizreni, Gjakova, Prishtina, Tetova, Dibra si dhe qëdnra kryesore të 3 ndër 4 vilajeteve shqiptare si Shkupi, Manastiri dhe Janina.

Shqiptarët ishin pronarë që kishin në duar pjesën më të madhe të ekonomisë në këto qytete edhe pas ndarjes nga Shqipëria.

Jashtë kufijve mbeten jashtë Shqipërsië 12 skela ose limane shqiptare nga 22 të tilla që bënin tregti me 30 miliona franga.

Disa nga këto skela ishin 6 si Tivari, Ulqini, Arta etj.

Të tjera si Preveza e cila bëntë dyfishin e xhiros së Vlorës ose 1/3 e xhiros së porteve jugore humben në 1913. Sipas professor Z. Shkodres, në vitin 1912, lëvizja tregtare e porteve në viset shqiptaree arrinin rreth 500 milionë franga.

 

 

 

 

3 komente për këtë artikull
  1. Alban Hamzai at 10:07 pm

    Camet ne Thesproti (jeni te vetmit ne bote qe perdorni termin latino-grek “thiamis” ) ne fillim te shek.20 ,duke u mbeshtetur ne burimet shqiptare ,greke e nderkombetare ,nuk I kalonin te 20.000 vetet .Ne vitet 1920-39 popullsia e Shqiperise ishte rreth 800.000 vete. Nga ana tjeter gjithmone jane deklaruar turq , me vone u deklaruan si greke dhe pas v.1920,kur Italia futi turinjte ne Epir per interest e saj ,ajo u tha cameve te deklarohen shqiptare se keshtu do fitojne me teper pasuri . Edhe pas v.1945 shumica e cameve deshironin te shkonin ne Turqi dhe jo te rrinin ne Shqiperi …Per vitet qe shkruani ne artikull I takojne kohes se Perandorise Osmane dhe ne ato vitet ne kete perandori nuk shkruhej gjate regjistrimit kombesia ,por feja .Pra nuk ka asnje statistike per kombesine,por vetem per fene .Gjithashtu ne Shqiperine e sotme barazojne trojet shqiptare me pashalleqet e Perandorise Osmane ,e cila vinte si pasha ne shume raste muslimane shqiptare ,sepse muslimanet shqiptare ishin qente me besnike te osmaneve .Po te marim kete llogjike ,atehere edhe Libani eshte teritor shqiptar sepse aty ishte guvernator Vaso Pasha nga Shkodra etj. Edhe akoma me tej edhe Albania e Kaukazit eeshte teritor shqiptar,aq me teper ku krahina e Matit te Shqiperise ka te njejtat toponime me Albanine e Kaukazit …Ju lutem botoni komentin tim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *