“Krisma në Tiranë, ndjesë në Paris”

Postuar më: 12 May 2017 10:20

“Krisma në Tiranë, ndjesë në Paris”.

Ky është titulli që i ka vendosur karikaturës së tij Bujar Kapexhiu, që ka në qendër të saj kërcënimet ndaj ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin dhe reagimin e shkrimtarit Ismail Kadare.

Ajo që bie në sy është se vazhdon debati për këtë çështje.

Disa portale pranë opozitës vazhdojnë të publikojnë sërish çdo reagim dhe teori konspirative e kërcënim të Myftarajt.

Sociologu Ergys Mërtiri thotë se burgun nuk e meriton Myftaraj, pasi ai duhet të kurohet.

Sipas tij, burgun e meritojnë ata që ia botojnë shkrimet. Më poshtë disa reagime për këtë çështje. 

Enkel Demi

Një shoqatë gazetarësh ka shprehur shqetësimin se kanë arrestuar një farë Kastriot Myftaraj. U fol gjerë e gjatë me një pathos të veçantë për rikthimin e nenit 55, famëkeqit të agjitacion-propagandës, instalimit të diktaturës, cënimit të lirisë së shprehjes dhe marrina të këtilla.

Pyetja është e rëndomtë: Ta quash një zonjë “kurvë” është liri e shprehjes, e drejtë e informimit, mision gazetaresk? Të bësh thirrje si terrorist i ISIS-it që kush e heq qafe zonjën i bën shërbim atdheut është e drejtë informimi? Pastaj çfarë gazetari është ky njeri i lojtur nga fiqiri që sa herë flet dhjet? Nuk mbeti fuks, kalec, dështak pa na dalë gazetar, megjithëse në jetë të tij nuk ka kumtuar një lajm të vetëm. Na është bërë ky zanat si letër higjenike sa të vjen turp ta thuash. Në atë shoqatën që lëshoi deklaratën jam mëse i sigurtë që ka gazetarë që kanë grisur palë të tëra këpucë për të raportuar. Si nuk u vjen zor që e fusin veten në të njëjtin kallëp me këtë shëmtirë të gjirizit të shpifjes, sajesës, vëllavrasjes. 

Ergys Mërtiri

Arrestimi i Kastriot Myftaraj eshte dicka krejt pa kuptim. Myftaraj konsumon cdo dite nga nje veper penale prej gati 20 vjetesh. Nese eshte toleruar per vite me rradhe per cfare motivi arrestohet tani?

Me shume se te burgoset Kaci ka nevoje te kurohet. Burgun e meritojne ata qe ia botojne shkrimet.

Ylli Dylgjeri

Nuk e besoj se Myftari është ndaluar se fyu me fjalen kurvë Znj. Vllahutin. Mbi këtë fyerje Zonja në fjalë i ka të gjithë të drejtat ta padise autorin. Fyerje të tilla i gjejmë në letërsi nga koha e Gjergj Fishtës. Por Myftari ka shkuar larg në shkrimin e Tij. Ka bëre thirrje për vrasjen e Ambasadores në Tiranë Romana Vlahutin. Eshtë ky, kërcënimi për vrasje, ai që e ka ndaluar Myftarin!

3 komente për këtë artikull
  1. Argjiro-Kastrioti... at 1:33 pm

    Ka ardhur ngeja qe gjerat me serioze, thuhen prej njerezve te licensuar per humorin!
    Bujari dhe Ylli ilustrojne ftohte ate qe duan te thone, packa se Keli kush e di pse duket i zemeruar…!
    Myftaraj se paku eshte i kendshem, sjell informacion, te kandis te klikosh, te ben te shtrosh pyetje: pse e tha ky kete?! Mos ka ndonje gje pas kesaj pandehme?! Or po, pej verteti, pse nuk e tha nje fjale kunder kanabisit kjo Vllahja simpatike?! Pse Ismaili nuk kerkoi ndjese per politikanet e Tiranes -te Cadres dhe te Pallatit me fushe basketbolli brenda- prej Enverit e deri te Salai, Edvini, Ilirka e Sihanuku First Forca, qe e pengojne hyrjen e shqiperise brenda Evropit, dhe kujtohet, tani qe ka kaluar t’i bjere ne gjunje zonjes Vllahutin per nje Kastriot Myftaraj, qe Keli as qe e di se eshte gazetar?!
    Si Kroate, ia vlen: kroatet e kane respektuar kulturen e krenarine shqiptare, Fishten e kane cmuar si Krye te Rende te Dijes dhe Fjales, edhe kur ne Shqiperi nuk ia kane gjetur dot eshtrat sot e kesaj dite, por si zyrtare…eh, te tere nepunesit e europes jane sezonale, te tere te gabueshem, zoteri Kadare…Nese zoteria juaj ka dobesi per diplomatet, asht tjeter problem…
    Por, kujtohu: te gjitha qeverite kane qene me ty, thjesht se ti pershtatesh me te gjitha!

  2. pam at 6:36 am

    Ke shume te drejte. Kadareja nuk ka rene ne gjunje per asnje dhimbje shqiptare. Po si kalores francez qe eshte ja kerkon nderi donkishotesk, qe pasi ka share publikisht gra shqiptare me emrin “Kurve”, shqetesohet qe kjo fyerje qe per te eshte vetem per perdorim te brendshem, u perdor edhe per evropianet. Shume keq qe u perdor, por shume keq kur e perdori ai dhe nuk pesoi gje. Kujdes Kadare hipokrit se mos te kercase mesi nga renia ne gjunje, se helbete, mosha ben te veten. Hipokrizi fenomenale, kur mendon se ai ka share me kete fjale te motren dhe te shoqen ne sy te njerezve.

Leave a Reply to Argjiro-Kastrioti... Cancel comment reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *